Pas dy fitoresh në kampionat, Flamurtari është ndalur në shtëpi me rezultatin e bardhë 0-0 nga skuadra e Luftëtarit. Të dy ekipet, bënë pak për të marrë 3 pikët në javën e 4-rt të Superligës me raste shumë sporadike.

Luftëtari me pikën e fituar, merr barazimin e dytë radhazi pas atij një javë më parë me po të njëjtin rezultat kundër Vllaznisë. Ndërsa vlonjatët humbasin mundësinë për të udhëhequr përkohësisht kampionatit pasi kryesuset Kukësi dhe Skënderbeu i luajnë nesër dhe pasnesër takimet e tyre.

Pas javës së 4-rt, Flamurtari renditet në vendin e 3-të me 7-të pikë, po aq sa Skënderbeu dhe Kukësi, ndërsa Luftëtari mban pozicionin e 6-të me 5-ë pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb