Zekerija Ramadani është trajneri i ri i Flamurtarit. Klubi vlonjat me anë të drejtorit teknik Ardi Behari ka bërë ditën e sotme prezantimin e trajnerit të ri. Shqiptari nga Maqedonia do të drejtoj klubin vlonjat për pjesën e mbetur të sezonit. Ramadani rikthehet aty ky e mbylli karrierën e tij si futbollit, në Vlorë, këtë herë si një trajner. Ish trajneri i Shkupit është i treti që ulet në stolin e Flamurtarit këtë sezon pas Stanislav Levit dhe Gentjan Mezanit. Flamurtari edhe një herë nis gjithçka nga e para, fillimisht me ndryshim e objektivave, më pas tek organika e lojtarëve dhe tashmë ndryshon edhe trajner.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb