Ilir Daja nuk i ka mbajtur më nervat pas eliminimit që Flamurtari i tij pësoi në Kupën e Shqipërisë. Një penallti e pa dhënë u bë shkak që vlonjatët të dilnin më shpejt nga ky kompeticion, ndërsa në përgjithësi fryma e gjyqtarëve në këtë edicion vijon t’u bjerë në hak kuqezinjve. Daja nuk ka ngurruar të bëjë debat live me gazetarin e “Supersport”, Alban Xhihani, në përfundim të takimit Flamurtari-Tirana 1-0.

Daja: Urdhëro çfarë tensioni kishte ti, që po thoje tension?

Alban Xhihani: Pse Daja kaq nervoz, është hera e parë që jo shoh kështu…?

Daja: Edhe njëherë mo ej, nuk bëhet më futboll, a e kuptoni? U luajtën vetëm 12 minuta lojë efektive, në pjesën e dytë. Doni ta shkatërroni. Shkatërroheni. Po tensioni ku ishte tensioni? Thanë dy veta?

Alban Xhihani: Në qoftë se e kemi me mua unë shpjegoj vetëm daljen.

Daja: Ti pra ku e pe tensionin? Unë jam bashkë me ty.

Alban Xhihani: Në qoftë se ke pakënaqësi me mua, unë të kërkoj ndjesë.

Daja: Ti thua tension? Ku e pe tensionin?

Alban Xhihani: U largua kolegu jot Mema, përpara se të vinte në intervistë.

Daja: Përse u largua pra?

Alban Xhihani: Do ta pyes tani, kur të vijë.

Daja: Ti thua u largua për shkak të tensionit. Unë jam ngjitur me ty o zotëri, t’i thua tension. Ti nuk je zëdhënës shtypi.

Alban Xhihani: Jam gazetar dhe raportoj çfarë më thonë.

Daja: Çfarë të thonë? T’i raporto atë çfarë është.

Alban Xhihani: Pse je kaq nervoz sepse nuk po e kuptoj?

Daja: Pse jam kaq nervoz? Sepse 12 minuta lojë efektive u bënë.

Alban Xhihani: Nuk është faji jonë ky, mbetemi te ndeshja.

Daja: Jo mo, faji jot është që thua tension, çfarë tensioni pe ti?

Alban Xhihani: Unë përcolla çfarë tha zëdhënësi për shtyp i Tiranës.

Daja: Ok, ke shumë të drejt!

Alban Xhihani: E luajtët deri në fund, provuat ta çonit deri në shtesë…

Daja: Çfarë luajtëm, 12 minuta loje efektive? Ky është futbolli që doni?

Alban Xhihani: Këtë e thoni ju.

Daja: Thuaje dhe ti si gazetar, se ti je ai që përcjell atë që shikon

Sa i zhgënjyer je për rezultatin, duke qenë se e dominuat lojën?

Nuk jam i zhgënjyer fare. Rezultati është pjesë e futbollit. Vetëm 15 minutat e para kemi pasur 10 situata për gol. Kemi provuar për ta çuar rezultatin drejt 2-0. Kur trajneri iu thotë lojtarëve futu në rritmini e duhur, për të zhvilluar një ndeshje që të gjithë e presim, këtu në pjesën e dytë, mund të thoni sa lojë efektive u bë? Me 6 ndërrimet që u bënë dhe me 35 herë që e ndërpreu lojën zoti arbitër, edhe minutat shtesë nuk mu dukën korrekte.

Janë 2 ndeshje brenda 3 ditësh. Ti japim të montuara edhe shikoni çfarë ka bërë Olsi Sokoli para 3 ditësh e car ka bërë ky. Unë nuk jam kundër Tiranës, jam më tiranas se ju. Por jam në të mirë të futbollit shqiptar. Në qoftë se do ketë këtë menaxhim të gjyqtarëve, nuk do shkojmë para, por do shkojmë mbrapa. Unë pasqyrova atë që kam parë në këto 4 ditë.

Mendoni se ka klan kundër Flamurtarit?

Nuk thashë që ka klan kundër Flamurtarit. Unë analizova atë që pash. Ku e dëgjove që thashë që ka klan kundër Flamurtarit? Gjithçka është në suportin tonë. Të gjithë janë në mbështetje të Flamurtarit. Ne do të vazhdojmë të shikojmë përpara.

Ke një opinion për momentin në fundin e lojës?

Nuk kam pretendime për asnjë gjë, kam pretendime vetëm për t’u luajtur futboll. Nëse do ketë aq shumë ndërprerje nuk ka më futboll. Edhe ku në një stadium si i Flamurtarit, që kushdo mund të vijë të luaj futboll dhe të marrë atë që meriton.

Promovimi i të riut Rrapaj…

Futbolli është i bukur sepse brenda ka dyluftime, por kur brenda 4 ditësh shohim arbitra që nuk dimë të menaxhojmë në të mirë të futbollit, kjo e prish garën”, u shpreh Daja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: