Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka folur për Gazetën Shqiptare një ditë pas prezantimit të strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Eurodeputeti shprehet, se Shqipëria ka bërë hapa para për sa i përket integrimit europian dhe kjo gjë mund të kurorëzohet më hapjen negociatave këtë vit.

I pyetur për protestën e opozitës dhe akuzat e saj për korrupsion në drejtim të qeverisë Rama, Fleckenstein shprehet se protesta janë demokratike dhe për sa kohë ato nuk pengojnë procese ligjore dhe integruese të vendit nuk ndikojnë në çeljen e negociatave.

Gjithashtu, ai shprehet se akuzat e opozitës ndaj kabinetit Rama nuk është ndonjë mesazh i ri, pasi të tilla akuza ka pasur për një kohë të gjatë.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, foli dhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, sipas tij, ky sistem është futur në një fazë transformimi dhe me implementimin e reformës në drejtës ajo do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar duke krijuar struktura të forta për hapjen e negociatave për në BE.

Ai u pyet dhe për diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për “çështjen Çame” dhe deklaratën e ashpër të presidentit grek ndaj shqiptarëve.

Fleckenstein tha, se debate midis fqinjëve nuk janë produktive dhe se duhet të gjendet zgjidhje për çdo shtet që kërkon të bëhet pjesë e BE, ndër të tjera ai shtoi se deri më tani diskutimet mes dy vendeve ka në filluar dhe do të finalizohen me marrëveshje të përbashkëta frytdhënëse.

Në intervistë ekskluzive për Gazën Shqiptare, ai u pyet edhe për akuzat për trafik droge ndaj ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ai u shpreh se kjo çështje i takon drejtësisë dhe gjyqtareve për ta vlerësuar, por nuk e ngadalëson hovin e Shqipërisë për hapjen sa më të shpejtë të negociatave.

Intervistën e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/02/07/ekskluzive-fleckenstein-kete-vit-hapen-negociatat-per-tahirin-vendos-gjykata/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb