BRUKSEl- Raportuesin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein nga Brukseli tha mesazhin e qartë për plasën politike shqiptare, ndërsa foli për debatin e krijuar në mbledhjen e PE-së.

Teksa i dha nje pergjigje opozites, e cila braktisi mbledhjen, ai theksoi se nuk është prokuror apo gjyqtar, ndërsa u ndal tek akuzat e opozitës për bashkëkryetarin e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Taulant Balla.

“Unë nuk jam prokuror nuk jam gjyqtar. Mund të besoj nëse Balla është një djalë i keq apo jo por ne duam prova të gjithë kërkojnë prova dhe më pas mund të vendosim se si të komunikojmë. Kërkesa ime është bëni detyrat e shtëpise shkoni tek prokurori.”, tha Fleckenstein.

Ndërkohë, drejtuesja e komisionit të PE, Macovei kritikoi veprimin e opozitës, për të lënë sallën. Ajo tha se ky vendim është kundër europiane.

“Kur bëjnë gabime kur bojkotojnë parlamentin, këto janë kundër vlerave europiane. Nëse kërkojmë dialog konstruktiv, ku është ai?! Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet për të hapur negociatat me Shqipërinë. E kam thënë disa herë në Shqipëri është koha që të gjitha partitë të jenë bashkë, për të mirën e qytetarëve shqiptarëve. Ju të gjithë bashkë duhet të jeni bashkë në Parlament, nëse nuk e bëni këtë nuk i shërbeni shqiptarëve”, tha Macovei.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb