Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ mesazhin e një familje nga Sanxhaku i Laçit, banesa e të cilëve është shkatërruar nga tërmeti.

Qytetari i shkruan Berishës se në familjen e tij, mes tyre dhe një fëmijë 8 muajsh, nuk ka shkuar askush për ndihmë, ndërkohë që ata flenë në makinë. Ata bëjnë thirrje për ndihmë, që shteti t’u ofrojë një çadër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

DENONCIMI TEK BERISHA
I eshte prishur shtepia nga termeti ne Sanxhak kerkon ndihme nje çader, ka kater nete qe fle ne makine.
Lexoni mesazhin e tij. sb
Pershendetje Z.Sali Berisha ..kerkoj ndjesh per shqetsimin ..Ju uroj tjeni mir me Shendet …Jam nje Banor Laqja nr 5 Sanxhak ◇(LaC) ..Mu ka shkaTerru Shpia Komplet edhe sna ka ardh kush me na pyet fare.. jemi perjashta flejm ne makin me gjith nje fmij Vogel 8 muajshe..Ju lutemi pakten nje ndihm vogel na beni ..Nje Cander sa fusim Koken me kte ftoht naten se sna ka pyet kush deri sot ..As ndihma asgjo..
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb