A do të qëndrojë Elseid Hysaj te Napoli pas janarit? Kjo është një nga enigmat më të mëdha për shkodranin e Kombëtares shqiptare. Nëse me qëndrimin e Ançelotit dukej se anësori do të merrte rrugën drejt Romës, tani situata ka ndryshuar. Agjenti i tij, Mario Xhufredi, tregon se më herët Hysaj kërkon të kuptojë se çfarë ka ndërmend të bëjë Gatuzo.

“Isha në klub për të folur me presidentin dhe drejtorin Guontoli për situatën e Hsyajt sepse këtë vit është aktivizuar pak. E kuptoj që në atë rol janë dhe Mario Rui dhe Di Lorenco, por Ançeloti mund të përfitonte nga paraqitjet e Hysajt. Shpresoj që Gatuzo t’i japë më shumë hapësira dhe ta bindë të qëndrojë. Elseidi ka qenë për tre vite mbrojtësi i krahut më i mirë në Itali, por pastaj filloi të luante pak për faktorë të ndryshëm dhe tani vlerësojmë atë që duhet bërë për të ardhmen. Kontrata e tij me Napolin skadon në qershor por do të shohim nëse me trajnerin e ri mund të ketë një minutazh më të lartë”, theksoi ndër të tjera Xhuifredi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: