PARIS – “Isha duke ngrënë darkë në restorant kur u dëgjuan të shtënat e kallashnikovit. Menjëherë erdhën forca të shumta policore dhe zjarrfikësit. E dija që diçka nuk ishte në rregull dhe fillova të xhiroj. Më shkoi mendja që ishte një sulm terrorist”.

Ky është rrëfimi i një prej dëshmitarëve të një nga sulmeve në kryeqytetin Francës, Parisit. Në një intervistë për revistën prestigjioze “Time”, Patrick Zachmann ka pohuar se sapo nisën krismat e para të armëve ai filloi të regjistronte.

Sakaq, fotografi i “Magnum Photos”, i cili ka përcjellë pothuajse çdo ngjarje që nga viti 1989 ka xhiruar fillimin e sulmit terrorist në Paris, dhe më pas kur e ka parë se po bëhej rrëmujë është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka treguar se e ka vërejtur se policia ishte tepër nervoz dhe gjendja nuk ishte fare nën kontroll.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: