TIRANE-Një foto e drejtoreshës se Hipotekës së Vlorës me Kryeministrin Rama ka marrë komente të ndryshme në rrjetet sociale dhe në mediat online. Madje dhe ish¬kryeministri, Sali Berisha ka bërë komentin e tij. “Çaste lumturie! Drejtoresha e re e Hipotekës në Vlorë e ka merituar plotësisht besimin e Ramës!”, shkruan Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

Gjatë një dreke kolektive, drejtoresha aktuale e Hipotekës në Vlorë, Loreta Tozaj – Alushi është përqafuar nga Kryeministri Rama duke pozuar para aparatit fotografik. Por komenti i ish¬kryeministrit Berisha ka marrë komente nga më të ndryshmit në rrjetet sociale dhe mediat online, ndërsa kjo nuk është fotografia e parë e Edi Ramës që bën si me femra të stafit të tij, ashtu dhe me persona të tjerë jashtë stafit në raste të ngjashme drekash apo festimesh.

DREJTORESHA
Drejtoresha e Hipotekës së Vlorës, Loreta Tozaj– Alushi gjatë një komunikimi me telefon për gazetën “Panorama” tregoi rrethanat se kur është realizuar kjo fotografi. “Kemi qenë në një drekë me rastin e 8 marsit, vitin e kaluar, me gratë socialiste të qytetit të Vlorës. Atë ditë në Vlorë ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama , i cili erdhi në drekën tonë dhe qëndroi me ne për këtë festë”, u shpreh Alushi.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: