SHBA

Wendy Madison Bauer flet për herë të parë për vdekjen e të fejuarit, Luke Perry. Ajo ka qenë gjithmonë e rezervuar për sa i përket jetës private dhe daljet e tyre në publik kanë qenë të pakta.

Pas vdekjes së yllit të ‘Beverly Hills 90210’ e fejuara e tij ka folur për herë të parë. Në një intervistë për ‘People’ ajo ka treguar se vitet krah 52-vjeçarit kanë qenë më të bukurit e jetës së saj.

“11 vitet në krah të Luke kanë qenë më të bukurit e jetës sime dhe i jam mirënjohëse që atë kohë e kam kaluar me të. Do të më mungojë shumë. Ai ishte një njeri shumë i mirë dhe dinte të bënte shumë shaka, më të qeshje gjithmonë”- ka thënë Wendy Madison Bauer.

Ëendy Madison Bauer ka falënderuar dhe fëmijët e aktorit të njohur, familjen dhe miqtë. “Gjetëm mbështetje tek njëri tjetri dhe jemi më të afërt se asnjëherë më parë’- ka përfunduar e fejuara e Luke Perry. Kujtojmë që aktori 52-vjeçar ndërroi jetë pas një hemorragjie cerebrale më 4 mars.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb