TIRANË- Pas denoncimit në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të babë e bir nga Librazhdi për gratë e tyre, ka ardhur një tjetër reagim. Ka qenë nëna e Ferdinand Doda, Bedria që ka telefonuar në emision dhe ka treguar të vërtetën e problemeve të tyre familjare. Ajo akuzoi burrin Shefkiun dhe djalin Ferdinandin se e kanë dhunuar dhe keqtrajtuar nusen Enkeledën, raporton “BalkanWeb”.

Dëshmi tronditëse të një krize familjare që ndoshta nuk i kishit dëgjuar kurrë.
“Nusen e ka përzënë burri im, plaku. I thoshte nuses ky vjen për të kapur ty, ky vjen për të kapur ty. Djalin e martova se doja ta fusja ndër shok dhe e futa. Lindi dy fëmijë. Por ai nuk është në rregull.
Çuni im i përkëdhel dhe i kap nga bytha fëmijët. Vajza është në klasë të tetë. Nuk përkëdhelen ashtu.
Djali im e ka rrahur sa e ka nxirë nusen. Unë jam në një shtëpi e di mirë. Djalin e nxori nga shinat baba i vet.
Burri im e përkëdhelte nusen e mbante mirë sa lau borxhet. Sa i lau borxhet, i fliste lloj-lloj gjërash”, deklaroi vjehrra e Enkeledës dhe nëna e Ferdinandit.

Ndërkohë që djali dhe burri i saj i kanë mohuar akuzat për dhunë dhe thonë se shkonin shumë mirë me nusen deri sa ajo iku në Itali, sipas tyre pa asnjë arsye duke braktisur vajzat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb