Në prezantimin e 3 futbollistëve të rinj në “Casa Milan”, Bakayoko, Castellijo dhe Laxalt, i pranishëm ka qenë edhe drejtori strategjik i klubit, Paolo Maldini.

Legjenda e klubit kuqezi foli për disa çështje, por më e rëndësishmja ishte ajo e përcaktimit të objektivave për sezonin e ri.

“Duhet të përmirësojmë pozicionin e sezonit të kaluar, ku u renditëm në vendin e gjashtë. Kemi mundësitë të shkojmë në Champions edhe pse duhet nënvizuar se gjithçka do të jetë rezultat i punës në stërvitje, por e pranojmë se rikthimi Champions League do të ishte maksimumi për ne,” – tha Maldini.

Për Castillejo, ai tha: “Për stilin e lojës që ka, për personalitet që zotëron më intrigon shumë dhe unë mendoj se do të jetë një surprizë e bukur në Serie A. Mendoj se është e rëndësishme ta bëjmë të ndihet si në shtëpi. Ai, bashkë me Bakayoko dhe Laxalt duhet të ambientohet sa më shpejtë të jetë e mundur. Gattuso kërkon futbollistë cilësorë dhe ka shumë pritshmëri për të bërë një sezon të mirë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: