Kanë kaluar nëntë muaj e gjysmë nga vdekja e Davide Astorit. Ai ndërroi jetë krejt papritur më 4 mars në një dhomë hoteli në Udine, ku ishte e akomoduar skuadra e Fiorentias para ndeshjes me Udinese.

Nëna e ish-kapitenit, Anna Astori, flet për herë të parë për vdekjen e djalit të saj, ku kërkon që testet mjekësore të jenë më të avancuara pasi kështu do parandaloheshin rastet e tilla.
“Unë e dua një ‘pse’, nuk dua fajtor, sepse jam e sigurt që fajtori nuk ekziston”, ka thënë ajo.

Anna Astori
Anna Astori

“Kam dy fëmijë të tjerë, jam një nënë dhe duhet të jem e fortë për ata. Atë mëngjes se bashku me burrin duhet të shkonim në meshë dhe pastaj të votonin, sepse ishin zgjedhjet. U zgjova, isha si e paralizuar, kisha të ftohtë, isha e zbrazët, një ndjenjë që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë në jetë time. Ende nuk dija asgjë”, ka rrëfyer Anna.

“Ajo që ndodhi ishte një fatkeqësi, askush nuk e ka dëshiruar, por në të njëjtën kohë dua që kjo mos t’i ndodh askujt. Dua që asnjë nënë të mos e përjetojë kurrë atë që kam përjetuar unë.
Në Itali kontrollet teknike për sportistë janë shumë të mira, por duhet të përmirësohen ende më shumë. Dua që sakrifica e Davides tim mos të jetë e padobishme”, ka thënë nëna e Astorit.

Mbrojtësi italian ndërroi jetë në moshën 31- vjeçare dhe autopsia tregoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: