GJIROKASTER- “Përse duhet të vritej fëmija im?! Djali ishte i gëzuar qe dje kishte festë. Shqiptarët nuk e donin minoritetin”. Kështu pohon mes lotësh nëna e Kostandin Kacifas, i cili mbeti i vrarë dje në Bularat të Gjirokastrës pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Në një prononcim për mediat greke, nëna e minoritarit grek tha se tashmë nuk e do më jetën pa djalin e saj.

“Tani unë nuk e dua jetën pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, është shprehur nëna e 35-vjeçarit.
‘Protothema’ shkruan se nëna ende nuk mund ta besojë tragjedinë e që i ka ndodhur. “Unë nuk e dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, – ka thënë ajo. Ndërkohë, mësohet se dy motrat e viktimës, që jetojnë prej vitesh në Athinë kanë shkuar në fshat gjatë natës për t’i qëndruar pranë nënës së tyre.

Mamaja E Kocifas 770x433
Mamaja E Kocifas 770×433

SI NDODHI NGJARJA
Gjithçka nisi rreth orës rreth 10:00, kur Kaçifa nisi të quante me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur në qendër për të festuar festën e Greqisë, e cila si çdo vit po organizohej edhe në këtë fshat. Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat shkuan shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të tyre. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri i riu ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër shkuan forcat speciale RENEA, aksion ky që përfundoi me vrasjen e 35-vjeçarit. “BalkanWeb” mësoi se autori ishte fshehur pranë depos së ujit në Bularat, ndërkohë që mes tij dhe policisë ka pasur shkëmbim zjarri. Po ashtu 35-vjeçari qëlloi herë pas here ndaj policisë pasi kur u largua nga vendi i ngjarjes kishte edhe tre karikatore me vete, ndërsa me pas u vra nga policia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb