Pas historisë së tmerrshme të bërë publike një ditë më parë, ku një 13-vjeçare në Pogradec ishte dhunuar e përdhunuar nga një 46-vjeçar në fshatin Vërdovë në Pogradec, babai i shoqes së saj që e kish marrë në shtëpi për t’u kujdesur ndërsa shoqërohej me të bijën, vjen edhe dëshmia e nënës së vajzës.

Gruaja shprehet e tronditur, thotë se vajza shkonte shpesh e mërzitur në shtëpinë e tyre, por kurrë nuk ua merrte mendja çfarë kishte ndodhur me të. Ajo kërkon që shteti t’i mbrojë.

Dëshminë e plotë të nënës së vajzës së abuzuar seksualisht e ka siguruar për “BalkanWeb” gazetarja Lorena Kodra.

“Ne e kishim të besuar, që po rrinte vajza me vajzën e tij, me të ëmën, me atë, ne e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime, e mërzitur, çfarë ke bir i mamit? Nuk shpreheshe…Pastaj tha, mami kështu kështu, që në Nëntor, kemi dy vjet që jam e lidhur me atë. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara”, rrëfen ajo.

Gruaja tregon edhe momentin kur Blerim Bizgjoni, kishte shkuar në shtëpinë e saj për t’i siguruar se vajza e tyre do ishte mirë në shtëpinë e tij.

“Ai vinte këtu te ne, më tha mua ku e keni burrin, se do ta marr në punë, i thashë e kam këtu. Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha, vajza jote ka krahë te unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë. Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha mami lojta nga mendtë, i thashë çfatë ke me mami? Vajza shpreheshe, por mori policinë. Atyre ju tha jam shumë e shqetësuar, ju lutem më ndihmoni.Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbrojë”,- tregoi ajo më tej.

Apeli për drejtësi vjen njëherësh me kërkesën e nënës për ndihmë.

“Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje, ajo familje është shumë e shkatërruar, ju lutem shumë, nuk kam besim më, unë atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk shprehet kollaj vajza ime”,- përfundon rrëfimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb