Publikimi i skandalit seksual në emisionin “Stop” u bë në një ditë dhe orar kur po zhvillohej ceremonia e martesës së vajzës së madhe të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Mësohet se ceremonia nisi rreth orës 16:00 deri rreth orës 20:30, në qytetin e Gjirokastrës. Gjyqtari Boçi Paraprakisht, në një reagim të shkurtër për “Panoramën”, Boçi ka mohuar ta ketë kontaktuar ndonjëherë gruan që ka kryer denoncimin pranë emisionit investigativ dhe se e hedh poshtë me neveri një bisedë të tillë. Ai deklaroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

Burime për “BalkanWeb” pohuan se Boçi, është babai i dy vajzave të rritura, ku më e madhja po celebronte martesën, e cila punon shefe finance në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.

Burimet thanë se ai ka ftuar prokurorë dhe gjyqtarë të Gjirokastrës në një darkë me shoqërinë ku ka ftuar edhe drejtues të lartë të Policisë së këtij qarku. Por mësohet se ata nuk kanë shkuar pasi kishin dijeni për çështjen në fjalë. 53-vjeçari prej më shumë se 20 vitesh ka qenë Gjykatës i Shkallës së Parë dhe më pas është emëruar kryetar i gjykatës. Pas publikimit të skandalit, të gjithë kolegët e tij, avokatët, gjyqtarët e prokurorë kanë mbyllur profilet në rrjetet sociale.

Vetëm tri vitet e fundit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mësohet se e ka vlerësuar tre herë Boçin nga ana profesionale. Kështu, më 11 tetor 2013 KLD ka miratuar një raport të vlerësimit profesional e etik të tij. Më pak se një vit më vonë, më 21 korrik 2014, u bë sërish një vlerësim dhe më i fundit ishte ai i 27 majit 2016. Në këtë datë, KLD ka miratuar një vlerësim të Inspektoratit për Boçin në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Megjithatë, pak kohë pas publikimit të skandalit, ministri Manjani deklaroi se do t’i kërkojë KLD-¬së shkarkimin si gjyqtar të Guximtar Boçit. Pas ngjarjes, nuk ka pasur asnjë reagim nga kolegët e tij në Gjirokastrës, veç asaj që u bë nga Tirana, nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: