Stefano Pioli, ish-tekniku i Milanit ka folur së fundmi për GDS rreth përvojës te kuqezinjtë dhe finales së Superkupës me Interin.
“Për 5 vite i dhashë Milanit gjithçka që kisha. Kishte ardhur një përfundim fiziologjik, derbet e përshpejtuan. Theo është djalë i mirë, Leao mund të bëhet shumë i fortë”.
Dhe për të ardhmen: “Kam marrë tre oferta nga Italia para Arabisë. Nëse fitoj vitin e ardhshëm, do të qëndroj. Ndryshe do të shohim”.
Dhe për finalen e së hënës: “Milani tregoi forcë për të reaguar në pjesën e dytë kundër Juves, fitorja sjell entuziazëm. Interi është më i forti, por finalja mbetet e hapur”.
(J.S/BalkanWeb)