Darko Nikaç është tmerruar nga tërmeti që goditi Thumanën dhe Durrësin. Sulmuesi malazez i Teutës, ka rrëfyer për mediat e vendit të tij situatën që ka përjetuar, duke treguar tronditjen e madhe nga ai tërmet i orës 3:55 i datës 26 nëntor.

“Tërmeti ishte i tmerrshëm. Ishte një katastrofë e vërtetë. Imagjinoni të zgjohesh dhe gjithçka rreth teje dridhet dhe bie në tokë dhe më e rënda ishte që kisha pranë gruan dhe foshnjën. Fjalë për fjalë, mund të them që ishte një situatë e pashpresë. në u përpoqa të hapja derën, por u bllokua. Kështu që, doja ta thyeja, por nuk ia dola. Prita pak dhe sapo munda, menjëherë dola nga banesa dhe qëndruam jashtë. Morëm vetëm ushqim për fëmijën dhe kaq,” rrëfen sulmuesi 29-vjeçar për “Dnevne”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: