Mark-Andre Ter Shtegen, portier i Barcelonës ka folur gjatë prezantimit të markës “McDavid” në dyqanin “Futbolmania” të Barcelonës. Ja deklaratat e tij dhënë për “Marca”-n. “Mendoj se Mesi e meriton ta vendosë vetë të ardhmen e tij. Për ne, t’i kërkojmë që të qëndrojë, është gjëja më e lehtë duke qenë se është element kyç i skuadrës. E shoh të vështirë që largohet, ai është mirë këtu. Gjatë viteve të fundit objektivi ynë ka qenë të fitojmë sa më shumë të jetë e mundur, mbi të gjitha Champions League. Jam i bindur se do të bëjmë një sezon të mirë”.

Më pas tema që e ka prekur më shumë portierin blaugrana, fakti që shihet gjithnjë si numri 12 te Gjermania: “Nuk e di, nuk gjej dot një shpjegim për atë që po ndodh. Jap më të mirën time në çdo ndeshje për ta bërë gjithnjë e më të vështirë zgjedhjen e trajnerit. Ky udhëtim që doli bosh, për mua ishte një goditje e rëndë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb