Trajneri i ri i Real Madridit, Zinedin Zidan, po flet fjalët e para si trajner i Real Madridit, i rikthyer në këtë pozitë 10 muaj pas largimit. “Është një ditë e veçantë për të gjithë. Më bëhet qejfi që u riktheva në shtëpi. Jam i lumtur për këtë rikthim, dhe tashmë dua të punoj. Ndjesitë e para janë të mira. U largova sepse kisha nevojë për veten, por edhe se skuadrës i duhej një ndryshim, pasi kishte fituar gjithçka. Florentino më telefonoi, dhe meqë e dashuroj këtë klub, ja ku jam,” tha Zizu.

“Lojtarët këtu duhet të kutpojnë se Reali është një përgjegjësi e madhe. Nuk e kam harruar çfarë kemi fituar, por gjithashtu nuk kam harruar edhe gjërat e këqija. Kemi humbur La Ligan, gjithashtu edhe Kupën. U riktheva, por ambicien e kam akoma,” deklaroi ai duke dhënë sinjalin e parë për lojtarët.

“Gjërat do të ndryshojnë vitin tjetër. Tani kanë mbetur edhe 11 ndeshje, dhe duam ta mbyllim mirë. Më pas do flasim me Florentinon për çfarë mund të bëhet. Dua të jem i qartë, u largova në kohën e duhur. Klubi dhe lojtarët kishin nevojë për një ndryshim. Nuk është se kisha dëshirë të largohesha, por ishte një vendim që duhej ta merrja,” theksoi francezi, që mesa duket ka gati projektin për skuadrën e re.

“Është e vërtetë që kisha disa propozime të tjera, por doja të isha këtu. Nuk doja të shkoja në një klub tjetër. Gjëja e parë që më kaloi në mendje kur më telefonoi Florentino ishte të kthehesha këtu, dhe ja ku jam,” përfundoi Zidan në konferencën për shtyp që ende po vijon në Madrid.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: