Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se është bërë shumë përparim me Iranin dhe se ai nuk po kërkon ndryshimin e regjimit në Teheran.

Trump, i bëri komentet gjatë një takimi të Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk dha detaje se për çfarë përparimi bëhet fjalë, por sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Irani kishte thënë, se ishte i përgatitur të negociojë për programin e tij raketave.

Raportet ndërmjet dy vendeve janë në pikën më të ulët, pasi Irani njoftoi se ka filluar të ngrisë nivelet e uraniumit të pasuruar, duke shkelur kështu marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore të vitit 2015.

SHBA-ja ka dalë nga marrëveshja vitin e kaluar pasi ngriti shqetësimin se ajo i mundëson Iranit të posedojë armë bërthamore për disa vite. Vendet evropiane, Rusia dhe Kina kanë mbetur palë në marrëveshje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: