Vëllai i të akuzuarit për ngacmim seksual ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Ai shprehet se nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes dhe është njoftuar kur policia ka shkuar në banesë.

Më tej thotë se vajza është nga i njëjti fshat, por në lagje tjetër. Teksa shprehet i bindur se ajo për të cilën vajza akuzon nuk mund të jetë e vërtetë.

Vëllai:

Unë nuk di gjë fare, nuk isha këtu, më thirren mbrëmë në orë 5:30 ishte policia, do ta marrim tha se ka ndodhur një mosmarrëveshje, rreth orës 4.

E morën dhe ikën, kaq di unë, nuk di gjë tjetër. Mbrëmë e arrestuan, më thirren se ishte policia këtu.

Vajza nga i njëjti fshat është por banon në lagje tjetër.

Unë nuk di gjë por këtu do ketë ardhur për ndonjë gjë(për të blerë në dyqan),vëllai ka dyqanin e tij.

Unë nuk e di fare çfarë ka ndodhur por nuk ka mundësi, ja pyesni ndonjë banor tjetër mos më pyesni mua ,nëse ka pasur qoftë edhe me ndonjërin ndonjë gjë.

Për këtë që akuzohet nuk bëhet llaf, jo kurrë…Do dalë e vërteta, vetëm ai burrë nuk i bën këto gjëra.

Atij nuk i ka dalë gjysmë llafi në fshat, ju interesohuni, pyesni këdo..

Jemi shumë të prekur nga kjo situatë, nuk është gjë e pakët të thonë për vëllain ashtu, nuk ka pasur asnjë lloj problemi, kurrë.

Vëllai nuk është i martuar, jeton vetëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb