Flet për News 24 komandianti i zjarrfikëses në Patos, pjesë e ekipit që shpëtuan 23-vjeçaren që ra dje aksidentalisht brenda një pusi me thellësi 13 m, në lagjen ‘Mustafa Matohiti’ në qytetin e Patosit.
Kozma Çuko thotë se pasi shkuan në vendngjarje u vendos që të ishte pikërisht ai personi që do të lidhej me litar e do të hynte brenda posit me qëllim që të shpëtonin shtetasen e identifikuar si Fabjola Serjani, e cila vuante nga sindroma Down.
Zjarrfikësi që bëri veprimin heroik thotë ndër të tjera se pavarësisht vështirësisë ia doli të shpëtojë vajzën. Kjo e fundit u transportua menjëherë drejt spitalit për kontrolle më të imtësishme.
(m.a/BalkanWeb)