GJERMANI- Organizata “REAGO” ka ndërmarrë një aksion kundër kryeministrit Edi Rama, i cili ishte për një vizitë në Gjermani ku hapi edhe një ekspozitë me pikturat e tij.

Aktivistë të kësaj organizate kanë shpërndarë fletëpalosje për qytetarët gjermanë, ku u bëhej thirrje të braktisnin ekspozitën e Ramës, “ashtu siç Rama ka braktisur të gjithë shqiptarët”.

“Rama s’ka shkop magjik për problemet tona, ka vetëm penel për interesat e veta”, shkruhet në një prej fletëpalosjeve të shprëndara jashtë galerisë ku janë ekspozuar punimet e kryeministrit Edi Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb