Policia spanjolle ka zbuluar tenda të ngritura nga emigrantët në Bilbao, kampe në të cilat nuk kishte as edhe kushtet më minimale të higjenës. Çadrat e emigrantëve ishin ngritur për të qëndruar disa ditë në to dhe më pas për të gjetur rastin e për të ikur me kamion për në Britaninë e Madhe.


Sipas njoftimit të policisë spanjolle, janë zbuluar edhe më herët kampe me emigrantë, të cilët ngrenë çadra shumë pranë Portit të Bilbaos. Anëtarët e Brigadës Provinciale të të Huajve dhe Kufijve të Selisë Superiore të Policisë në kryeqytetin Biscay, të mbështetur nga agjentë të shërbimeve qendrore të Brigadës Reagimit të Klandestinës së Emigracionit dhe nga anëtarët e Policisë Portuale, filluan të identifikojnë 34 qytetarë të kombësisë shqiptare.


Këta persona zunë 19 tenda të instaluara në pika të ndryshme të tokave të brendshme të Portit, të cilat më vonë janë çmontuar. Vendbanimet, të shpërndara dhe të fshehura në mënyrë strategjike, ishin të vendosura në vendet nga të cilët emigrantët mund të shmangin kontrollet dhe të hyjnë në kamionë që shkojnë për në Britani.


  • foto galeri

Të ndaluarit

Gjatë operacionit të ndërmarrë nga policia spanjolle, janë arrestuar 4 shqiptarë, 3 prej të cilëve do të duhet të kthehen në vendet e origjinës, pasi ishin me urdhër dëbimi.

Pjesa tjetër janë duke pritur nëse do të dëbohen sërish në Shqipëri. Që nga fillimi i vitit, Policia Kombëtare ka identifikuar dhe kontrolluar më shumë se 800 njerëz në një situatë të ngjashme brenda Portit të Bilbao.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb