Gazetari Erl Murati i ftuar në emisionin “Open” në News24, duke iu referuar deklaratave të zv/presidentit të SHBA Vance ndaj Evropës, e ka cilësuar tronditje. Ndryshimi i politikës amerikane ndaj Rusisë, sipas Muratit, nuk dihet a do të ketë pasoja për Shqipërinë, Ballkanin.

“Vance e ka përsëritur disa herë se problemi i Evropës nuk është Rusia por humbja e vlerave të saj. Dhe ky devijim nga vlerat e Evropës ka ndikuar rnë marrëdhëniet e saj me SHBA. Dyshimi im është ca do të thotë ky flirt i SHBA me Rusinë? A do të ketë pasoja për Shqipërinë, a do ketë pasoja për Kosovën?

Sa i takon reformës në drejtësi, gazetari Erl Murati tha se ekspertë amerikanë u larguan dhe sot janë rikthyer, por pati një pauzë>

“Edhe kryeministri Rama e ka pohuar që mbështetja amerikane për drejtësinë ngriu. Kem mbi 1 vit që SHBA nuk ka ambasadorë në Tiranë. Vakanca mbi 1 vit tregon dhe vëmendjen e tij. Tjetër, presidenti serb Vuçiç ishte një ndër 10 liderët botërorë që u telefonua personalisht nga Trump, mos harrojmë se partneri kryesor i SHBA në Ballkan është Serbia. Ka një marrëdhënie të rilindur mes SHBA e Serbisë. Mos të harrojmë dhe ndërprerjen e ndihmave të USAID, mbyllja e VOA, disa veprime të presidencës Trump me Evropën ka patur pasoja”, tha gazetari Erl Murati.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb