Një burrë, i cili kalonte gjashtë orë në ditë duke folur në celular, ndërroi jetë nga tumori i prekur në tru. Sipas mjekëve sëmundja iu shkaktua për shkak të ekspozimit ndaj rrezatimit.
44-vjeçari nga Britanie e madhe, Ian Phillips ishte zotuar se do e luftonte sëmundjen pasi mjekët i thanë se ka në tru një tumor sa një limon. Por ai e humbi betejën pasi kaloi muaj të tërë duke bërë fushatë mbi rreziqet e mundshme të celularit.
“E kam kaluar gjithë jetën duke folur në celular. Kishte ditë që bëja telefonata konferencë për dy orë”. “E dija direkt se e kisha nga celulari”-ka thënë 44-vjeçari.
Mjekët e universitetit të Bordosë në Francë kanë zbuluar se nëse përdorim 15 orë celularin në muaj, rrisim ndjeshëm rrezikun që të prekemi nga kanceri në tru.
(er.cu/BalkanWeb)
