Ish-deputetja e LSI Floida Kërpaçi me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Rilindja po shkatërron të ardhmen e rinisë.


Kërpaçi vlerëson se raporti, sipas së cilit të rinjtë shqiptarë punojnë kryesisht jo në profilet e tyre, tregon qartë se Rilindja po rrënon rininë dhe e detyron që të largohet.


Postimi i saj:


Nuk jam dakort me “përfundimet”se të rinjtë Shqiptar janë dembela, të paaftë etj etj.

Madje sa herë kam dëgjuar dhe kam qenë pjesë e debateve e kam kundërshtuar sepse nuk e ndaj këtë besim. Fakti që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi nuk i bën të etiketohen “Rini dembele”!

Është shteti dhe qeverisja e paaftë për të ndërtuar politika konkrete që të drejtojnë të rinjtë në tregun e punës. Sot >85% e të rinjve që mbarojnë shkollën e lartë nuk punojnë në profilin e tyre! Kjo i bën që të jenë dembela?! JOOOO! Janë të deprimuar dhe të lodhur duke u endur nga një derë e duke u përplasur në zyra të tjera të Rilindjes që nuk bazohet në meritokraci dhe mbështetjen reale të të rinjve!

Janë po të njëjtët të rinj që qeverisja e rilindjes i përbuz dhe nuk i promovon ndërkohë që kur ikin jashtë janë shume të talentuar dhe gjejnë sukses!

Është e trishtë, por e vertetë! Prandaj të rinjtë po largohen masivisht nga Shqipëria, sepse jo vetëm që nuk marrin arsim cilësor, por nuk ka punësim e siguri ekonomike për të ndërtuar të ardhmen! Rilindja e ka shkatërruar të ardhmen e brezit të ri!

(d.xh/Balkanweb)