Pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë lënë pa shtëpi më shumë se 200 vetë në qarkun e Korçës, përveç çadrave janë gjetur edhe mënyra alternative për strehimin e tyre.

Minsitria e Mbrojtjes bën me dije se në fshatin Floq, që rezulton të jetë më i dëmtuari nga tërmetet e ditëve të fundit, 45 banorë janë akomoduar në shkollën e fshatit, ndërsa 25 të tjerë në qëndrën sociale “Kenedy”.

Po sipas MM, aktualisht 70 banorë janë ende në çadra e po asistohen me ndihmat për çdo nevojë të tyren.

Nga banorë dhe vullnetarë të Bashkisë së Tiranës po niset një kamion me ndihma në veshëmbathje dhe ushqime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: