KOSOVË

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka përkrahuar publikisht deputeten e PDK-së, Florva Brovina, e cila shkaktoi debate të forta pas publikimit të fotove, ku shfaqeshin disa ushtarë duke përdhunuar në grup një grua të re.


Ajo fillimisht tha se kjo skenë ishte regjistruar në Kosovë gjatë luftës, por më vonë pasi dhe dëshmi në polici, ajo kërkoi falje publike dhe shtoi se ajo fotografi nuk ka të bëjë aspak me Kosovën.


Por, kolegia e saj ka shprehur mbështetje publike. Ajo thekson se Flora Brovina ia ka kushtuar jetën atdheut pa marrë asgjë në këmbim.


“Flora Brovina nje jete ja ka kushtuar Atdheut pa kerkuar asnjeher kompensim per asgje. Per shume gra e femije qe u rriten me kujdesin e saj Flora eshte dhe do mbetet nje Heroine. Per shume gra e vajza Flora eshte inspirim se si duhet punuar e sakrifikuar per Vendin. Ndjehem me fat qe kam perkrah nje Heroine si ty Flora Brovina!” ka shkruar Musliu në Facebook.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: