Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka një adhurim të veçantë për ish-trajnerin e Manchester United dhe të “Los Blancos”, Jose Mourinho, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga stoli i “Djajve të Kuq”.

Këtë fakt e ka konfirmuar ish-drejtori sportiv i Realit të Madridit, Predrag Mijatoviç, i cili dha një prononcim për “Cedena Ser”.

Ai ka shkuar më tej teksa u shpreh se edhe nëse Mourinho do të ishte trajneri më i dështuar në botë, Perez do të ishte i gatshëm t’i shpëtonte karrierën.

“Pse e them këtë gjë? Sepse e di me siguri. Edhe po të ishte trajneri më i dështuar në botë, Perez do të ishte gati t’i shpëtonte karrierën Murinjos. Kështu që mos u shpërqendroni, mbajini veshët hapur sepse ka një shans shumë të madh që Murinjo të jetë trajner i Realit. E them me bindje këtë gjë”- tha Mijatoviç.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb