TIRANE – Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kanë pasur një histori shumë vjeçare dashurie por që përfundoi pak kohë më parë. Tashmë të dy janë të lidhur me njerëz të ndryshëm.

Por postimet e fundit të dy këngëtarëve, i kanë bërë fansat të mendojnë se Elvana dhe Flori po komunikojnë me njëri-tjetrin me mesazhe të koduara.

evva

Në fillim ishte Flori ai që publikoi cover-in e këngës së Aurela Gaçes, “Të dua”. Më pas Elvana publikoi një foto me shprehjen: Ku vajti?? Dashuria?? Ndërkohë që sot me një foto shumë interesante që të ngrin zemrën kur e sheh, këngëtarja shkruan: “Aman, si po më lë vetëm?”

Untitled-1

Ajo shfaqet me një grup balerinësh që e mbajnë mos rrëzohet përtokë, pjesë e koreografisë së klipit. E postimi i Gjatës pati reagime të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët mendojnë se kjo ishte një përgjigje ndaj cover-it romantik të Florit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb