TIRANE

Prej disa kohësh është përfolur për marrëdhënien mes Florit dhe Fifit dhe fotoja ku ata shfaqeshin duke pozuar në të njëjtin sfond nxiti edhe më shumë dyshimet se diçka po ndodhte mes tyre.

Dy këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar, Fifi dhe Flori Mumajesi shumë shpejt do të vijnë me një bashkëpunim. Ky do të jetë dueti i tyre i parë dhe do të mbajë një mesazh shumë të fuqishëm.

Sipas Prive, kjo këngë mbart një mesazh sensibilizues dhe dhe iu dedikohet njerëzve që nuk flasin. “E dua zërin tënd” ka qenë hashtagu që ka përdorur Fifi në foton e publikuar në Instagram.

Kujtojmë që rreth se dy vjet më parë Flori solli në bashkëpunim me Ledrin këngën “Beautiful”, me të cilën na preku të gjithëve zemrat kënga bartte nje mesazh sensibilizues, për personat e prekur nga kanceri dhe në veçanti për vajzat e reja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb