Florian Marku u mposht pas 13 fitoresh në boksin profesionist. Britaniku Chris Kongo mundi boksierin shqiptar mbrëmë, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Pas sfidës, reagoi Marku, me një postim në rrjetet sociale.

“Faleminderit Zotit per gjithcka si ne fitore por edhe ne humbje. Kam shume vite pa perjetuar dicka te tille ne karrieren time. E kisha harruar kete ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne! Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurrë” – Shkruan Marku.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: