TIRANE

Floriana Garo është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin e bukur moderatorja e dha në qershor gjatë intervistës në emisionin e Rudinës. Ajo ka shprehur emocionet e para dhe dëshirën për të pasur një djalë, pasi në atë kohë ende nuk e kishte parë gjininë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por duket se dëshira e Florianës për të pasur djalë është bërë realitet. Në muajin e gjashtë të shtazënisë, ajo ka zbuluar për publikun se është në pritje të një bebi djalë. Ajo e ka dhënë lajmin me anë të një fotoje, ku shfaqet me një nur shtatzënie.

E veshur me një fustan të gjatë shumëngjyrësh, me dekolte të hapur, ajo ka pozuar e qeshur me dorën te barku. “Pres një djalë! 6 muajshe shtatzënë”, -ka shkruar bukuroshja në krah të fotos. Kujtojmë që ish-moderatoja ka edhe një vajzë Adia, cila lindi në mars të vitit 2018.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb