TIRANE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastarliu gjatë prezantimit të ‘Flotës së re të autoambulancave”,  tha se modernizimi i tyre nuk do të ofrojë vetëm transportin, por edhe përkujdesjen shëndetësore të pacientëve.


Manastirliu shtoi ndër të tjera që procesi i modernizimit i shëndetësisë nuk përfundon vetëm me flotën e autoambulancave, por me investimet në spitalet rajonale, të cilat  janë drejt përfundimit.


“Të garantojmë cilësi më të mirë të shërbimit. Nëse autoambulanca ofronte vetëm transport tani ofron edhe shërbimin e përkujdesit shëndetësor. Është një investim që nuk përfundon këtu. Nuk mund të themi se në rrugët e Shqipërisë, nuk do të gjejmë autoambulanca që nuk presim të kemi brenda vitit 2021.


Investime po bëjmë edhe në të gjitha spitalet rajonale, para pak muajsh investuam në spitalin e Shkodrës, kemi filluar investimet edhe në spitalin e Durrësit, kemi filluar investimet në spitalin e Kukësit, investime në spitalin e patologjisë në Elbasan, i cili mbaron së shpejti”, u shpreh ministrja.

 (BalkanWeb)