Doganat janë përballur me një fluks të lartë lëvizjesh në pikat kufitare, të cilat lidhin vendin tonë me vendet fqinje si me Greqinë ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut. Gazetarja “BalkanWeb” Lorena Kodra bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga dogana e Kapshticës kanë hyrë  3054 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ndërkohë, numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë ka qenë me i lartë, duke regjistruar 3610 shtetas të huaj dhe shqiptarë.  Policia Kufitare ka hapur 7 sportele për të eliminuar radhët dhe orët e pritjes, ndërsa në palën greke funksionojnë vetëm 3 sportele.

Gjithashtu e lartë mbetet lëvizja ndërkufitare edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ku në harkun e 24 orëve kanë hyrë 3282 qytetare  dhe kanë dalë 3786 shtetas të huaj e shqiptare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: