Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kuftiar të Qafë Thanës është rritur përsëri fluksi i lëvizjes së automjeteve.
Dhjetra shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë krijuar rradhë kilometrike me mjetet e tyre duke pritur deri në një orë.
Lëvizjet në këtë doganë bëhen më të shpeshta nga qytetarë të rretheve të Shqipërisë të cilët furnizohen me ushqime dhe naftë çmim i të cilave është më lirë në krahasim me vendin tonë por nuk përjashtohen edhe ata shtetas që hynë për turizëm.
Nga autoritetet bëhet e ditur se shkak është bërë pala Maqedonase e cila nuk punon me procedurë të përshpejtuar duke krijuar kështu pritje për udhëtarët.
Gjithashtu mësohet se po punohet me 3-4 sportele në hyrje të Shqipërisë. Me afrimin e festave të fundvitit është rritur dhe numri i kalimeve në doganat e juglindjes,sidomos në atë të Kapshticës.