KORÇË

Ashtu si dje në Morinë të Kukësit edhe ditën e sotme është shënuar një fluks i lartë shtetasish në hyrje dhe në dalje në pikat kufitare të Korçës.


Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 5751 persona dhe kanë dalë 4705 shtetas të huaj dhe shqiptarë, ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 5638 dhe kanë dalë 2731 shtetas.


Fluksi më i lartë raportohet në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa autoritetet po punojnë me sportele të shtuara në mënyrë që të krijojnë lehtësi për kalimin e qytetarëve.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: