Në qytetin e Pogradecit, si rezultat edhe i temperaturave të larta, është shtuar fluksi i turistëve, raporton për BalkanËeb gazetarja Lorena Kodra.

Madje jo pak prej tyre kanë preferuar të bëjnë plazh dhe të lahen në liqen.

Ashtu sikurse shihet edhe nga pamjet, bregu i liqenit është mbushur nga vizitorët e shumtë, të cilët kanë preferuar ujrat e ëmbla për të larguar vapën.

Fundjava pritet të ketë një fluks të shtuar të turistëve për shkak të temperaturave të larta por edhe se Pogradeci çel sezonin turistik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb