KORÇË- Fluksi që krijohet në doganën e Kapshticës ka qenë tema e një takimi të palës greke me atë shqiptare, që është zhvilluar ditën e sotme. Takimi është iniciuar nga Konsullja e Shqipërisë në Selanik. Pas diskutimit me palën greke, Drejtori i Zyrës së Emigracionit, Dashamir Spaho tha se kjo bëhet me qëllim shmangien e radhëve, sidomos përgjatë ditëve të festave. Spaho tha se është kërkuar edhe shtim i personelit.

“Takimi, për të marrë masa për Pashkët. Kemi diskutuar për marrjen e masave për të shmangur radhët. Gjithashtu kemi kërkuar shtim të personelit dhe sporteleve”, tha Drejtori i Zyrës së Emigracionit, Dashamir Spaho. Kapshtica është një prej pikave kufitare ku shpesh krijohen radhë të gjata emigrantësh për shkak të probleme të ndryshme, si ato kompjuterike apo në sistemin TIMS por edhe për shkak të numrit të vogël të sporteleve.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: