Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka kryer inspektim në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Morinë, për të parë nga afër zbatimin e masave për përballimin e fluksit.


Policia kufitare ka ndërmarrë masa shtesë me qëllim krijimin e lehtësirave për shmangien e radhëve të gjata si pasojë e fluksit.


Drejtor Veliu u ka kërkuar punonjësve të Policisë kufitare angazhim maksimal dhe performancë duke iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor.


Ai porositi drejtuesit e Policisë kufitare në Morinë që në raste fluksi të aplikojnë procedurë të përshpejtuar, por nga ana tjeter punonjësit e policisë të ushtrojnë kontroll në vijën e dytë për të gjitha mjetet që dyshohen për paligjshmëri.

Veliu gjatë bisedës me drejtuesit e Policisë kufitare u kërkoi atyre që gjatë sezonit shërbimet e policisë qoftë për pikën e Morinës, qoftë për kufirin e gjelber të jenë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe në parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjithashtu Veliu ka kërkuar rritje të patrullimit në kufirin e gjelbër, pasi në sezone apo raste fluksesh tendenca për të zhvilluar paligjshmërinë orientohet në kufirin e gjelbër.

Gjate inspektimit Veliu ka takuar edhe punonjesit e Policisë kufitare të Kosovës.

Gjatë mëngjesit të sotëm ka patur një fluks të madh të qytetarëve kosovarë në drejtim të Shqipërisë, ku vetem orët e parë të mëngjesit kanë hyrë mbi 5000 shtetas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: