TIRANE

Si pasojë e fluksit për t’u pajisur me karta identiteti, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se zyrat e aplikimit në Tiranë do të jene të hapura edhe këtë të shtunë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Njësia 1 dhe 2 në Tiranë, nuk do të aplikojnë më pranë njësive të tjera, por është hapur zyrë e re aplikimi pranë Njësisë nr. 2.

“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 19 Janar 2019, deri në trajtimin e qytetarit të fundit në sportel.

Në kuadër të masave për të përballuar fluksin, Njësia 1 dhe 2 në Tiranë, nuk do të aplikojnë më pranë njësive të tjera, por është hapur zyrë e re aplikimi pranë Njësisë nr. 2.

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!”-thuhet në njoftimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb