Juristja Flutura Kusari e ftuar në emisionin “A show” në “News 24” tha se media në Shqipëri është në një situatë të vështirë.

Kusari theksoi se raporti i OSBE për mediat thotë saktësisht se mediat shërbejnë si lobues të pronarit të tyre. Ajo fajësoi edhe liderët shtetërore për situatën e medias në vendin tonë.

Ne gjithë në Shqipëri një situatë të vështirë mediatike, dhe me pak liri mediaje. Raporti i OSBE thotë se mediat shërbejnë si lobues të pronarit të tyre. Nga kjo problematikë, lind censura dhe vetëcensura. Situata e mediave edhe pse akuzon pronarët, duhet ditur se përgjegjës janë udhëheqësit shtetëror duke filluar nga kryeministri Rama etj.

ERTV është media që shfrytëzohet nga kryeministri si rrugë një-drejtimëshe për të informuar publikun drejtpërdrejtë. Nuk di nëse ka rast tjeteër që kryeministri të ketë tv të vet. Përdoren terma si “kazan” etj. Del se gazetarët të mos jenë të besueshëm  në sytë e publikut. Ka shumë reagime të të huajve se gjendja në vend është shumë e rëndë”, tha Kusari.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb