Artistja serbe Marina Abramoviç e njohur si “nëna e artit performativ” do të vizitojë Shqipërinë.



Lajmin e bëri të ditur sot në studion e programit “A Show” në News 24, çifti i artistëve shqiptarë, Flutura Preka, Besnik Haxhillari.


“Ajo e ka konfirmuar një gjë të tillë, pasi ne kemi korrespodence me të. Ka thënë po, do jetë këtu për një ekspozitë”, tha Preka e pyetur nga Adi Krasta.

Ata treguan më tej se si nisën kontaktet e tyre me artisten serbe, me famë botërore.

“Në fakt është shumë interesante, e takuam për herë të parë Marinën në Gjermani, në vitin 1999. Kemi marrë pjesë në një ekspozitë të përbashkët në Berlin. Aty nisën kontaktet tona me të. Po në Bon ishim pjesë e së njëjtës ekspozitë se si mund të jetë arti në fillim të shekullit 21”,- treguan ata ndër të tjera.

(BalkanWeb)