TIRANE– Pas bisedimeve midis ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe homologut të tij izraelit, Yariv Levin, mbërrin në Tiranë charteri i parë me turistë nga Izraeli. Avioni i parë u ul në tokën shqiptare në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm. Në dalje të aeroportit, për të pritur rreth 100 turistët e parë, ishte edhe ministri Klosi. Të surprizuar, turistët, ndalën në infopoint Smile Albania. Me buzëqeshje dhe urimin e mirëseardhjes, ministri Klosi përshëndeti shumë prej turistëve të kënaqur nga mikpritja e parë.
N34A2263
Pas charterit të parë të drejtpërdrejtë nga Izraeli, javën e ardhshme do të vijë edhe charteri të tjerë, duke çuar në 4 numrin e charterave në javë. Ministri Klosi u shpreh se gjatë gjithë sezonit turistik do të ulen në Rinas rreth 300 chartera të cilët do të sjellin turistë jo vetëm nga Izraeli, Skandinavia, Polonia, Çekia, por edhe nga Anglia e Gjermania.

Pranë pikës “Smile Albania” turistëve u jepet informacion dhe buzëqeshje duke shënuar kështu edhe inaugurimin e së parës pikë informacioni në një nga pikat hyrëse të Shqipërisë, aeroporti i Rinasit.
N34A2286
Ministri Klosi theksoi se kjo pikë, por edhe të tjerat që do të ngrihen në pikat hyrëse do të mirëpresin gjatë gjithë sezonit turistët që do të vijnë në vendin tonë.

“Do të kenë mikpritjen e 1 mijë të rinjve të cilët do t’i informojnë përsa i përket të gjitha pikave turistike të vendit tonë, mundësive që ata kanë për të vizituar Shqipërinë përtej sezonit të plazhit”, tha ministri Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb