SHBA- Dean Potter, i njohur për ecjet në litar në lartësi të mëdha, humbi jetën pasi u hodh nga maja “Taft Poit”. 43-vjeçari është një nga atletët më të njohur amerikan, që i ka kushtuar jetën sporteve ekstreme. Ai është vrarë të hënën pasi u hodh me kostumin e tij “fluturues” nga lartësia 2086 metra.

Së bashku me Potter, u hodh edhe atleti tjetër, Basejumper Graham Hunt, i cili po ashtu humbi jetën. Ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes menjëherë pas humbjes së kontaktit dhe i gjetën trupat e pajetë të atletëve që edhe në të kaluarën shpeshherë kishin rrezikuar jetët e tyre duke provuar sporte ekstreme.

Atleti shpeshherë ishte hedhur nga maja të larta edhe me qenin e tij, Whisper. Vitin e kaluar ai bëri një film të shkurtër 22 minutësh të titulluar “Kur qentë fluturojnë!”, që përveç klikimeve të shumta, mori edhe kritika nga organizatat për të drejtat e kafshëve.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb