MILANO – 100 milionë euro për 5 vite. Kjo është shifra rekord, të cilin Milani do të përfitojë nga kontrata e re e firmosur me Fly Emirates. Një sukses i padiskutueshëm i Barbara Berlusconit, që me statusin e saj të ri, administratore për çështjet komerciale, rriti në mënyrë të ndjeshme një kontratë të firmosur fillimisht në vitin 2010.

“Për ne dhe për futbollin italian është një ditë e rëndësishme. Jemi shumë të lumtur, është një sinjal i mirë edhe për qytetin tonë. Stadiumi i ri? Për një shoqëri si Milan stadiumi është thelbësor. “San Siro” është i mrekullueshëm, por futbolli ka evuluar dhe objektivi jonë është që në të ardhmen të kemi një stadium në pronësi. Në Itali është e vështirë duhet ende shumë kohë”.

Në lidhje me objektivat sportive B.Berlusconi ka shtuar: “Mendoj se situata sportive i përket Galliani-t, kemi dy role të mirë përcaktuara, ai merret me pjesën sportive. Objektivi në të ardhmen është padyshim të rikthehemi sa më shpejt në Champions League”.
(er.nu/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: