BRUKSEL – Fondi Monetar Ndërkombëtar, së bashku me Komisionin Europian janë shprehur kundër daljes nga Euro të Greqisë. Sipas FMN-së, në skenarin për këtë shtet nuk parashikohet Grexit. “Grexit do ishte e tmerrshme për popullin grek dhe do kishte pasoja negative për besimin në eurozonë”-citohet në deklaratën e FMN-së. Ndërkohë, sipas kreut të KE-së, Jean-Claude Juncker theksoi se ‘po i soset durimi me Greqinë’. Sipas tij, dalja e këtij shteti nga euro është një çështje tabu. Nuk duhet të ketë plan emergjence për një Grexit. Dalja e Greqisë nga euro një çështje tabu”-tha Juncker.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: