Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagard në një panel diskutimi në kuadër të sesionit pranveror të FMN-së në Uashington vuri në dukej se valutat digjitale kanë ndikim të dukshëm në operatorët në sektorin financiar.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se ndryshimet e tilla në industrinë financiare duhet të pasohen nga rregulloret.

“Ne nuk duam risitë që sistemi do të tronditet në mënyrë që të humbë stabilitetin e nevojshëm”, tha Lagard.

Startups dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje në sektorin bankar, dhe Facebook thuhet se po zhvillon valutën e vet digjitale, ndërsa Apple muajin e kaluar zbuloi kartën e saj të kreditit në partneritet me bankën “Goldman Sachs”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb